Një 72 vjeçare nga Korça, prej 8 ditësh ka humbur çdo kontakt me familjen e saj.
Mësohet se e moshuara me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korçës një ditë më pas.
Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.
Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi nuk ka asnjë person që të ketë qenë dëshimtar në vendngjarje. Policia e Korçës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë.
Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeçares por ende asnjë rezultat.