MENU
klinika

Konflikti në Ukrainë

Zheji: Një Europë me Rusinë brenda, ëndërr e bukur për të mos pasur kurrë luftëra!

28.02.2022 - 15:52

Analisti Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ bëri me dije se në rast se Perëndimi do të tërhiqet në Ukrainë, atëherë do t’i duhet që në shumë vendime të tjera të tërhiqet.

Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se BE synon një Europë bashkë me Rusinë, por është presidenti Vladimir Putin ai i cili nuk e ka pranuar këtë qëndrim pasi BE ka të tjera standarde.

Zheji: Nëse perëndimi do tërhiqet në Ukrainë do të tërhiqet edhe në shumë gjëra të tjera. E dimë se sa cinike janë politikat e jashtme të vendeve. Gjermani që kur doli nga Lufta e Dytë Botërore ka patur një krizë të madhe me lindje, ndërsa me perëndimin deri diku u sqarua. Gjermanët janë një vend që e vuajnë gjithmonë dhe mbajnë ekuilibrat me Rusinë më shumë se gjithë të tjerët. Qëllimi i BE është që  të ketë një Europë me Rusinë brenda, është Putin që nuk do të jetë brenda, se ndryshe nuk do ketë privilegjet që gëzon sot. Pra BE ka standard demokratike të tjera. S’mund ta paragjykoj BE që ka ëndërr të fusë Rusinë në Europë. Një Rusi në Europë është një ëndërr e bukur për të pasur kurrë luftëra. Rusët dhe Kinezët në historinë e tyre kanë pasur gjithmonë doktrina izolimi.

Thirrja e Zelenskyt për t’u bërë pjesë e BE-së:

Zheji: Kjo besoj është një thirrje e koordinuar. Zelensky gjithmonë ka qenë në bisedime me Macron…Këtu besoj ka një rrezik dhe Putin është shumë i irrituar. Duke parë të gjitha gazetat më të mëdha të botës sot e shprehin qartë se nuk është një shaka qëndrimi i Putin. Pra është diçka shumë e rrezikshme…Nuk është një blof me të cilin mund të luash…

Konsulli i nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari: Kërkesa e Zelenskyt është mëse legjitime dhe e duhur. Por nuk besoj të ndodhë. Nëse BE pranon Ukrainën duhet ta pranojë të pandarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sot në Bjellorusi do të arrihet…”

Zheji: Putini nuk e ndryshon dot Ukrainën me tanke

Urdhri i Biden dhe vëmendja e SHBA-ve ndaj Shqipërisë

Artur Zheji: Gjithçka që lexohet politikisht është pasojë e veprimeve tona!

"S’do jetë habi që Serbia të ketë dalje në Adriatik"

Tensionet në Ballkan/ Zheji: Të orkestruara nga Putin-Vuçiç,