Federata Zvicerane e futbollit, ashtu si ajo polake, ka dalë kundër opsionin për të zhvilluar një ndeshje të mundshme përballë Rusisë. Kalendari parashikonte që fituesi i çiftit Rusi-Poloni do të përballej me fituesit e çiftit Republika Çeke-Zvicër, ndeshje të vlefshme për play-off e Botërorit.
“Pushtimi ilegal dhe i padrejtë që po i bëhet Ukrainës e bën të pamundur një ndeshje të mundshme përballë Rusisë. I bëjmë thirrje FIFA-s të vendosë se çfarë do të bëjë me ndeshjet e playoff që parashikohen të mbahen në mars.
Në çdo rast, pavarësisht vendimit që do të marr FIFA, ne kemi vendosur të mos luajmë kundër Rusisë në mars”, u shpreh presidenti i federatës zvicerane, Karl-Erik Nilsson.
It is the right decision! I can’t imagine playing a match with the Russian National Team in a situation when armed aggression in Ukraine continues. Russian footballers and fans are not responsible for this, but we can’t pretend that nothing is happening. https://t.co/rfnfbXzdjF
— Robert Lewandowski (@lewy_official) February 26, 2022
Në lidhje me luftën në Ukrainë dhe vendimin e marrë nga federata polake ka reaguar edhe sulmuesi i Bayern Munich, kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski:
“Është vendimi i drejtë. Nuk arrij ta imagjinoj se mund të luaj një ndeshje kundër përfaqësueses ruse në një situatë të tillë, përpara një agresioni të vazhdueshëm ushtarak ndaj Ukrainës. Futbollistët dhe tifozët rus nuk janë përgjegjës për këtë, por nuk mund të shtiremi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Lewa.