Shqipëria do të ndeshet në dy miqësore, me Spanjën në transfertë dhe më pas me Gjeorgjinë në shtëpi. Në një konferencë për shtyp, futbollisti e Kombëtares, Adrian Bajrami, foli për stërvitjen që po bën skuadra dhe për rëndësinë e dy sfidave të ardhshme.
Dita e parë e stërvitjes? – Dita e parë ishte shumë e mirë. Mendoja se do të ishte më e vështirë, por nuk ishte. Kemi pasur stërvitje. Lenjani dhe Gjimshiti flasin gjermanisht dhe më kanë ndihmuar të përshtatem. Shpresoj të ambientohem dhe më mirë.
Debutimi? – Shpresoj. Unë jam gati. Jam në formë. Kam luajtur me Benfikën. Jam kapiten i ekipit tim. Kështu që unë jam gati.
Si është të jesh pjesë e një klubi kaq të madh? – Është përgjegjësi e madhe të luash me Benfikën. Kam mësuar shumë aty. Jam rritur si person. Jam rritur si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim se çfarë do të ndodhë.
E ardhmja në Itali? – Mund të ndodhë. Por për momentin jam i përkushtuar te Benfika. Çfarë të ndodhi mbetet për t’u parë.
Thirrje tifozëve? – Ne shpresojmë të na mbështesin. Ne do të japim maksimumin në të dyja ndeshjet. Ne jemi shqiptarë dhe do të luftojmë brenda fushës.