MENU
klinika

Gripi i pulave

Asgjësohen në Shijak mijëra shpendë

22.03.2022 - 14:44

Qindra mijëra pula të ngordhura si pasojë e gripit të shpendëve janë groposur në një zonë të caktuar në Shijak.

ABC ka siguruar pamjet ku pulat hidhen në një gropë të madhe dhe më pas mbulohen me dhe. Sipër kësaj grope mësohet se është bërë dezinfekrtimi me solucionet përkatëse, për të shmangur çdo problem infeksioni.

Zona e Durrësi ka qenë zona më e prekur nga gripi i shpendëve, ku disa pulari kanë pësuar humbje të mëdha. Megjithatë kjo sëmundje po përhapet me shpejtësi në vendin tonë edhe në zonë të tjera. /abcnews.al/