MENU
klinika

Lezhë

Atentat me armë zjarri për herë të dytë ndaj 43-vjeçarit

08.03.2022 - 11:55

Një atentat me armë zjarri është denoncuar pasditen e djeshme në Lezhë. Sipas policisë, dje rreth orës 14:15, shtetasi Aleksandër Deda, 43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja.

Mësohet se Deda nuk është një emër i panjohur për blutë dhe mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020 i është bërë një tjetër atentat, ku është qëlluar me breshëri automatiku dhe ka marrë 3 plumba në trup,

Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Policia ka shoqëruar disa persona.