MENU
klinika

“Nuk ishe i ftuar në mbledhje”

Berisha përplaset me Alibeajn në Grup: Je jashtë realitetit…

31.03.2022 - 09:55

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në selinë blu. Pas 6 muajsh, në këtë mbledhje merr pjesë edhe Sali Berisha, lideri historik i demokratëve, i përjashtuar nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Sikurse duket nga fotot e para, që kanë dalë nga salla ku po zhvillohet mbledhja, në sfond është baneri dhe slogani i ri i “Foltores”, jo ato që kishte “stampuar” kryetari i dorëhequr pas disfatës së radhës më 6 mars.

Dyert e blinduara të selisë janë tashmë një kujtim i hidhur. Të gjithë deputetët po diskutojnë se çfarë duhet bërë, të shkarkuar, të pezulluar dhe ata që njihen si zgjatim të Bashës.

Ndonëse nuk ka pasur një ftesë për Sali Berishën, ky i fundit ka qenë i pranishëm në mbledhje, sikundër kishte paralajmëruar ditën e djeshme.

Kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj i ka kujtuar Berishës se është i përjashtuar, ndërsa lideri historik ka nënvizuar kuvndin e 11 dhjetorit, referendumin e 18 dhjetorit, zgjedhjet e 6 masit dhe vendimin e gjykatës. Këtu kanë nisur debatet e forta.

Mësohet se në mbledhjen e ditës së sotme kanë munguar deputetët Agron Gjekmarkaj , Alfred Rushaj, Ferdinand Xhaferri, Flutura Açka, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Zheni Gjergji dhe Ilda Dhori.

Debati

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Z.Alibeaj, më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris: unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitim pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN