MENU
klinika

Shqipëria mes armiqve të betuar të Rusisë

BILD nxjerr prapaskenat, ja pasojat që bien ndaj shteteve

07.03.2022 - 20:12

Rusia ka nxjerr një listë të vendeve të cilat i cilëson armiqësore. Midis tyre është edhe Shqipëria. Përmes një dekreti të nxjerrë nga qeveria e Vladimir Putin, Shqipëria është përfshirë në listë si vend armiqësor së bashku me SHBA-të, Kanadanë dhe të gjitha vendet e BE-së – përfshirë Gjermaninë – Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin, Monako, Norvegjinë, San. Marino, Maqedonia e Veriut, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Gazeta gjermane Bild ka zbardhur pasojat që mund të bien mbi vendet armiqësore të përfshira në listën ruse.  Sipas Bild-it, fillimisht pasojat do të jenë vetëm të natyrës ekonomike.

Sipas dokumentit qytetarët dhe kompanitë ruse mund të shlyejnë në monedhën rubla detyrimet në valutë ndaj kreditorëve nga shtetet armiqësore.  Në vend të dollarëve ose eurove, ka vetëm rubla për borxhet dhe kreditë në një llogari të veçantë.

Për këtë qëllim, debitori aplikon në një bankë ruse për të hapur një llogari të veçantë rubla “C” në emër të kreditorit të huaj, në të cilën ai transferon pagesat në ekuivalentët e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës.

Kufiri i sipërm është deri në dhjetë milionë rubla (rreth 65,000 euro) në muaj. Teorikisht, gjigandi i naftës Rosneft gjithashtu mund t’i transferojë bonuset dhe shpërblimet në rubla tek kryetari i bordit të tij mbikëqyrës Gerhard Schröder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist: Çfarë duhet të bëjnë vendet e varfëra?

‘Në kosh’ vite të tëra përparimi në luftën kundër varfërisë