MENU
klinika

Pushtimi...

Braktis “Balshoin” primabalerina ruse: Më vjen turp!

16.03.2022 - 19:59

         Balerinë e parë, e teatrit të famshëm rus. Olga Smirnova braktis skenën, për t’iu bashkuar Baletit Kombëtar Hollandez në Amsterdam, duke u bërë e para e kërcimtare ruse që e ndërmerr këtë hap, pas pushtimit të Ukrainës.

“Smirnova ishte shumë e qartë në kritikën e saj të fundit, për pushtimin rus në Ukrainë, çfarë e bën të vështirë për të, punën në vendin e saj të lindjes”, – erdhi deklarata zyrtare nga autoritetet pranë Baletit Kombëtar Hollandez.

“Duhet të jem e sinqertë dhe të them, se jam kundër luftës, me gjithë shpirt.

Kurrë, nuk e kam menduar se mund të ndiej turp për Rusinë, por sot ndihem sikur ka një Rusi para dhe një, pas kësaj që po ndodh”, – shkroi primabalerina 30-vjeçare, në një postim në “Telegram”, fillimin e këtij muaji.

“Ne mund të mos jemi në qendër të konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë, përballë kësaj katastrofe globale”, – shtoi ai.

Sipas një deklarate nga Baletit Kombëtar Hollandez, balerina, gjyshi i së cilës është ukrainas, tha se kishte kohë që mendonte të largohej nga Balshoi, por “situata aktuale e përshpejtuar të gjithë procesin”.

Balerinët e huaj rusë, kanë njoftuar largimin  në shenjë solidariteti me viktimat e konfliktit në Ukrainë, por Smirnova është balerina e parë ruse, që e bën këtë në publik.