MENU
klinika

Ky detaj zbulon gjithçka

Britney Spears mund të jetë martuar fshehurazi

07.03.2022 - 11:57

Britney Spears ka ‘ndezur’ spekulime – edhe një herë tjetër – se ajo dhe i dashuri Sam Asghari janë martuar.

Çifti aktualisht janë duke shijuar pushimet së bashku, dhe gjatë kohës që ishin larg, krëngëtarja e hitit “Toxic” postoi një video që Sam i kishte dërguar asaj me breshkat që lëshoheshin në oqean.


Britney, e ndau postimin në llogarinë e saj të “Instagram”-it me një mesazh që i bëri fansat të dyshojnë se dyshja janë martuar në fshehtësi.

Në postin e “Instagram”-it, këngëtarja i referohet Sam Asghari-t si “burri im”.

Fansave e këngëtares u ‘vërsulën’ nëpër komente për të marrë vesh të vërtetën.

Një fanse komentoi:

“3 orë më parë ai ishte i fejuari juaj dhe tani është burri juaj? Mos jeni martuar?”

Rikujtojmë se Britney Spears më në fund po bëhet gati të tregojë anën e saj të historisë me anë të një libri.

Këngëtarja e hitit “Toxic”, 40 vjeçe, ka nënshkruar një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për të shkruar një libër autobiografik për jetën e saj.

Lajmi për marrëveshjen e librit – i raportuar fillimisht nga “Page Six” – vjen tre muaj pasi trupi gjykues i dha fund marrëdheniës së saj konservatore me babain e saj.