MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës po shkakton “lëvizje të jashtëzakonshme”

Çmimet rriten në nivelin më të lartë që nga viti 2008

03.03.2022 - 14:36

Çmimet globale të mallrave po shkojnë drejt rritjes më të madhe javore në më shumë se 50 vjet dhe çmimet e gazit natyror në Europë kanë shënuar një rekord të ri, pasi lufta në Ukrainë po shkakton “lëvizje të jashtëzakonshme” në lëndët e para nga nafta te gruri.

Sipas të dhënave të Refinitiv, indeksi S&P GSCI, një barometër i gjerë për çmimin e lëndëve të para globale, është rritur 18 për qind këtë javë, duke shkuar drejt rritjen më të madhe, që prej viteve 1970, kur raportohen të dhënat. Në këto momente, indeksi është në nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Çmimet e naftës në SHBA arritën të enjten në nivelin më të lartë që nga viti 2008. Gjithçka nga gruri te alumini dhe qymyri është shtrenjtuar, çka pritet të ketë efekte të thella mbi bizneset dhe konsumatorët globalë.

“Ngjarjet në Rusi dhe Ukrainë po nxisin lëvizje të jashtëzakonshme të çmimeve të mallrave, të cilat mund të kenë implikime strukturore në ofertën afatgjatë. . . por ne gjithashtu besojmë se ka zhvendosje të ndjeshme të kërkesë-ofertës, ndërsa çmimet e mallrave po shkojnë për lart, “tha analisti i JPMorgan, Dominic O’Kane.

West Texas Intermediate, treguesi referencë i naftës në SHBA, u rrit me 6 për qind në mbi 116 dollarë për fuçi, ndërsa alumini vazhdoi ngjitjen e pamëshirshme, duke shënuar një tjetër rekord. Gruri po tregtohet në nivele, që janë parë për herë të fundit në 2008.

Në Europë, çmimet me shumicë të gazit natyror arritën pothuajse 200 euro për megavat orë, ndërsa qymyri termik – i përdorur në termocentrale – u rrit përtej 400 dollarëve për ton. Këto shtrenjtime do të rrisin më tej inflacionin që bankat qendrore po përpiqen të kontrollojnë, duke shtuar koston e jetesës në të gjithë globin.

Rusia është furnizuesi kryesor global i naftës, gazit, metaleve dhe drithërave. Sanksionet perëndimore ndaj Moskës kanë shmangur drejtpërdrejt burimet natyrore, të cilat teorikisht mund të tregtohen, por bankat, siguruesit, kompanitë e transportit detar dhe partnerët tregtarë po bojkotojnë në mënyrë efektive Rusinë për të zvogëluar rrezikun ligjor dhe reputacionin.

“Po bëhet më e qartë se konflikti Rusi-Ukrainë po ndikon në kërkesën për naftë ruse,” tha Warren Patterson, analist në ING. “Blerësit po hezitojnë gjithnjë e më shumë të angazhohen.” Nafta e papërpunuar Brent u rrit 3 për qind në 116.28 dollarë për fuçi. Rusia eksporton 5 milionë fuçi naftë në ditë – rreth 5 për qind e furnizimit global.

Për shkak të vetësanksionimit, tregtarët po përpiqen të gjejnë burime të tjera furnizimi në tregje që janë tashmë në kufizim të ofertës për shkak të kërkesës në rritje, teksa ekonomitë po rimëkëmben pas lehtësimit të kufizimeve të bllokimit. Kjo situatë po ndikon flukset tregtare dhe po nxit më tej presionet inflacioniste.

Çmimet e grurit janë rritur pothuajse 40 për qind këtë muaj. Rusia dhe Ukraina përbëjnë pak më pak se 30 për qind të eksporteve globale të grurit, duke dërguar grurin në vendet në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë.

“Herën e fundit që na mbaroi gruri, ishte kur ndodhi pranvera arabe. Kur njerëzit nuk marrin bukën e tyre, ata zemërohen shumë, “tha Cullen Gunn, shefi ekzekutiv i Kilter Investments, një menaxher fondi i specializuar në investimet në bujqësi në Australi.

Të gjitha portet e ngarkimit të Ukrainës janë të mbyllura dhe, ndërsa portet ruse të Detit të Zi janë të hapura, trafiku i anijeve praktikisht është ndalur. Teksa shumë fermerë ukrainas janë rekrutuar për të luftuar dhe ka mungesa të plehrave dhe pesticideve, janë shtuar shqetësimet për të korrat e këtij viti pasi mbjellja pranverore e vendit fillon normalisht muajin e ardhshëm.

Lufta në Ukrainë ka tronditur gjithashtu tregun e qymyrit. Çmimet standarde të qymyrit në Azi që shkojnë mbi 400 dollarë për ton.

“Blerësit në tregje përfshirë Europën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën po përpiqen të trajtojnë ekspozimin e tyre ndaj ofertës ruse”, tha Rory Simington, një analist në Wood Mackenzie.

Në fillim të kësaj jave, kompanitë e transportit MSC dhe Maersk, të cilat trajtojnë dërgesat për prodhuesin rus të aluminit Rusal, pezulluan prenotimet e ngarkesave drejt dhe nga vendi.

Nikeli u rrit me më shumë se 5 për qind në nivelin më të lartë 11-vjeçar prej 27,390 dollarë për ton të enjten./ MONITOR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza nga Financial Times

Kur rreziqet politike përmbysin tregjet


Çfarë sjell ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat

Qeveria tërhiqet nga strategjia që parashikonte rritje taksash

Po e përdor organizata energjinë si armë

OPEC vendos të ulë kuotat e prodhimit të naftës

Deutsche Welle/ Paketa e re e sanksioneve

BE pranon kufirin e çmimit të naftës ruse

"Viti 2023 do jetë edhe më i vështirë"

Balluku publikon vendimet e grupit të punës