MENU
klinika

6 marsi

Debatet në PD/ Zheji: Rrezikohet nga një copëtim i ‘tretë’

16.03.2022 - 17:09

Situata brenda Partisë Demokratike, ku shumë deputetë i kanë vendosur ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqje, është bërë sot temë diskutimi me emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Gjatë fjalës së tij analisti Artur Zheji tha se ka tre opsione të asaj çka mund të ndodhë në PD, ndërsa shtoi se rritet ‘rreziku’ nga një copëtim i tretë brenda kësaj force, kundër Bashës dhe Berishës.

“Situata pas 6 marsit mund të duket më e qarta. Por nga ana tjetër rezulton të jetë problematike. Elektorati, një pjesë e konsiderueshme e demokratëve, votuan më shumë ‘Shtëpinë e Lirisë’ se sa PD. Si do të jetë e ardhmja e PD me doktorin nëse bëhet bashkimi nën kryesimin e tij, nëse ai do të jetë non-grata, duke e shndërruar PD non –grata me SHBA?! Atëherë kalon një grup i tretë, i cili thotë; jo nuk e duam Berishën, por as Bashën. Ne duam që në Basha të japë dorëheqje, të largohet Berisha dhe ne të bashkojmë PD. Urgjenca kryesore thotë të ikë Basha, me çdo kusht që të nisë biseda. Mendoj se kemi rrezikun e një copëtimi të tretë. Nëse kemi foltoren nga njëra anë dhe shtëpinë e Lirisë nga një anë, dhe një grup i tretë, që kërkojnë largimin e Bashës dhe Berishës. Grupi i tretë është formësuar. Ata kanë dalje për media, flasin për ultimatume që i janë dhënë Bashës. Kush më shumë e kush më pak, secili cakton një datë se kur duhet të largohet Basha nga PD.”, tha Zheji.

Ndërkohë, avokati i njohur Spartak Ngjela tha se kriza brenda PD-së zgjidhet duke dhënë dorëheqje Basha. Ai shtoi se me dorëheqjen e Bashës, Berisha do të sfumohet, pasi nuk mund të kandidojë dot për kryetar, pasi nuk është anëtar i PD.

“Kush ka procedurën fiton. Saliu nuk ka procedurën. Dorëheqja e Bashës është procedura. Të tjerat janë llafe. Është domosdoshmëri se e kërkon politika. basha po të donte nuk hynte në zgjedhje se e kishte argumentin moral. Në 2019 nuk hyri në zgjedhje dhe për këtë se detyronte njeri. Përderisa hyri, ky është test. Të japë dorëheqjen dhe më pas ka të drejtë të kandidojë, për të parë nëse i kanë rënë aksionet. Pastaj ka dhe evolucione. Ja si zgjidhet kjo në shtete demokratike. Duhet ti provosh aksionet nëse kanë rënë apo jo. Po fitove provon se nuk të kanë rënë aksionet. Por kur del tjetër, s’ka më Sali. Ai është i përjashtuar nga PD. Nuk kandidon dot Berisha, pasi nuk është anëtar partie. ka rregulla procedurale. Çështja zgjidhet me dorëheqjen e Bashës dhe të bëhen zgjedhje në PD. Berisha nuk kandidon dot më për kryetar të PD, se nuk është anëtar. Këtë e ka Basha si detyrim demokratik. Zgjedhja për kryetar do të bëhet te kongresi i tyre jo te i Saliut. Kjo do të shëronte situatën djathtas. Kryetari i ri që do të dalë atje merr forcë të re dhe Saliu sfumohet deri në fund. Saliu është non-grata në Amerikë. kështu shpëton PD, të gjithë rrugët e tjera janë kot. Ky pse nuk e jep dorëheqjen? Se di! në momentin kur Basha jep dorëheqje, bie Saliu se nuk hyn dot aty. Nëse këta veprojnë kështu, edhe Basha bën testin deh e sheh nëse e pranon apo jo, mund të forcohet apo dobësohet. E eliminon këtë me aktin e vetë, këtë pikëpyetje që mori me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit. A do japë apo jo dorëheqjen, se dimë!”, tha avokati.