MENU
klinika

U ndanë para pak muajsh

Dua Lipa dhe Anward Hadid sërish bashkë?

09.03.2022 - 12:10

Dua Lipa dhe Anward Hadid mund të jenë rikthyer sërish bashkë.

Për këtë nuk ka ende asnjë fakt shumë të besueshëm, por bazuar te rrjetet sociale, ku është bazuar edhe ndarja e tyre, duket se ata mund t’i kenë dhënë njëri-tjetrit një shans të dytë.

Thënë kjo, pas shumë muajsh Dua Lipa i ka pëlqyer së fundmi një postim Anwarit në Instagram. Që kur u përfolën për ndarje ata nuk kanë shkëmbyer më ‘like’ në Instagram dhe një veprim i tillë lë vend për të interpretuar se dyshja janë sërish bashkë.

Po ashtu, Dua dhe motrat e Anwar, Gigi dhe Bella, kanë filluar prapë të shkëmbejnë ‘like’ dhe komente me njëra-tjetrën. Mori goxha vëmendje fakti që Dua dhe supermodelet nuk po pëlqenin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale duke lënë të dyshohet se ato nuk janë më mikesha.

Gigi Hadid reacts to Dua Lipas social media post for the first time after Anwar Hadid breakup

Nuk dimë të themi nëse Dua dhe Anwar kanë vendosur të mbeten vetëm miq apo janë sërish në një lidhje romantike, por raporti i tyre ka ndryshuar.

Fillimisht lajmi i ndarjes së tyre erdhi pas “analizës” që bëhet zakonisht në rrjete sociale ku çdo detaj studiohet dhe u arrit në përfundimin se diçka po ndodh mes dyshes, të cilët nuk u shfaqën më bashkë prej muajit nëntor.

Më pas burime për The Sun bënë me dije se lidhja mes çiftit ishte vështirësuar dhe po kalonin një krizë dhe shkak ishin bërë distancat mes tyre. Teksa Anwar iu përkushtua punës si model në SHBA, Dua muajit e fundit ka qenë në Londër ku ka punuar për albumin e saj.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur marrëdhënien private, daljet, pushimet, deklaratat e dashurisë dhe gjithçka ndanin me njëri-tjetrin e bënë të pamundur këtë.

Dua dhe Anwar u përfolën për lidhje në qershor të vitit 2019. Ata janë shfaqur në shumë evente publike, përfshirë këtu edhe vizitat e Duas në Shqipëri dhe Kosovë, vende për të cilat Anëar ka shfaqur vazhdimisht vlerësim, teksa gjithë periudhën e karantinës e kaluan bashkë me familjen Hadid, në fermën e tyre në Pennsylvania.

Dua Lipa & Anwar Hadid Together - Top Entretenimiento

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure