MENU
klinika

Çfarë shkruan aktori?

Florjan Binaj nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë?

02.03.2022 - 12:52

Pas një pushimi prej pak muajsh, programi më i madh i humorit në Shqipëri “Portokalli” do të rikthehet ditën e djelë me sezonin e tij të ri.

Ndërkohë, ashtu si çdo vit, emisioni organizon ‘promo’-n paralajmëruese në të cilën njofton nisjen e sezonit në mënyrë të veçantë e humoristike.

Mirëpo ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një mungesë e pazakontë, që nuk mund t’i shpëtonte ndjekësve.

Ata kanë vënë re që në video mungon aktori Florjan Binaj, prej vitesh pjesë e “Portokalli”, duke u kthyer në një nga humoristët më të preferuar të publikut shqiptar.

Dyshimet i ka përforcuar edhe fakti se Binaj nuk ndodhet në Shqipëri gjatë kësaj periudhe provash dhe të nisjes së programit. Ai ka ndarë me ndjekëit disa foto teksa ndodhet në nje ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës.

“Sa më larg monotonisë së përditshmërisë, aq më qartë kupton për kë duhet shpenzuar koha e çmuar që na është dhënë për të jetuar- shkruan Flori në një nga postimet e tij në “Instagram”, ndërkohë që të gjithë komentuesit kanë pyetur aktorin lidhur me qëndrimin e tij në “Portokalli”.

Teksa prej kohësh është përfolur në media një largim i mundshëm, ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një mungesë të përkohshme nga ana e aktorit, apo do të ketë një largim përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Futja plazhit, shpërnda virusin”

Florjan Binaj publikon testin dhe paralajmëron ndjekësit