MENU
klinika

Kolegu rrëfen si ndodhi ngjarja

Gazetari amerikan u vra në Ukrainë nga forcat ruse

13.03.2022 - 17:19

Gazetari amerikan Brent Renaud u vra këtë të dielë pas një sulmi nga forcat ruse në Ukrainë.

Kolegu i tij Juan Arredondo, një tjetër gazetar amerikan i cili u dërgua në spital, pasi mbeti i plagosur gjatë këtij sulmi, ka treguar për një gazetar italian se momentin e ngjarjes ndodhej me Brent Renaud, skruan BBC.

“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër , kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë…”, ka thënë ai i cili u dërgua në spital me ambulancë.