MENU
klinika

Komandanti amerikan liston arsyet

Gjenerali Petraeus: Putini nuk mund ta fitojë luftën me Ukrainën!

04.03.2022 - 21:42

Gjenerali në pension David Petraeus beson se pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin nuk është një luftë që ai mund ta fitojë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trupave dhe rezistencës së fortë të Ukrainës.

Unë nuk mendoj se kjo është një luftë, në fund të fundit, që Rusia dhe Vladimir Putin mund ta fitojnë,” tha Petraeus të mërkurën në një intervistë për CNN. “Ata mund të marrin një qytet ndoshta, por nuk mund ta mbajnë atë.”

Petraeus, një komandant në kryengritjet e SHBA-së në Irak dhe Afganistan, tha se Rusia “nuk ka mjaftueshëm trupa” dhe përveç kësaj, “njerëzit në të gjithë vendin i urrejnë ata dhe shumica e të rriturve janë të gatshëm të ndërmarrin veprime kundër tyre.”

Për më tepër, “ukrainasit kanë një president që ofron udhëheqje çurçillianr, njerëzit janë të patrembur dhe forcat ukrainase vazhdojnë të shfrytëzojnë avantazhin e tyre në terren”.

Ukraina i ka kaluar pritshmëritë dhe ka arritur të mbajë kryeqytetin dhe shumicën e qyteteve të saj të mëdha pak më shumë se një javë pasi Kremlini filloi agresionin.

Trupat ruse kanë qenë të ngadalta dhe “luftojnë” me probleme logjistike si mungesa e ushqimit dhe gazit, morali dhe rezistenca nga forcat ukrainase, sipas Pentagonit.

Por Petraeus paralajmëroi se teksa Putini bëhet më i nevrikosur me trupar që nuk avancojnë, kjo do t’i shtyjë trupat ruse “të bëjnë më shumë nga ajo që kemi parë në 48 orët e fundit” dhe të ashpërsojnë sulmet e tyre duke përdorur armë më shkatërruese që synojnë ndërtesat qeveritare dhe  infrastrukturën, si spitalet dhe shkollat.

“Ata do ta vrasin popullsinë e Kievit nëse duhet, por kjo popullsi nuk mendoj se do të përçahet,” tha ai.

Megjithëse Ukraina ka mbajtur qëndrimin e saj, konflikti ka qenë ende shkatërrues për popullsonë, me më shumë se 2,000 civilë të vrarë që nga e enjtja, sipas shërbimit të urgjencës të vendit.

Dhe gati 900,000 ukrainas janë larguar nga vendi, sipas shifrave nga Kombet e Bashkuara.

Burimi: The Hill

Përktheu dhe përshtati: Konica.al