MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt!

22.03.2022 - 16:45

Lulzim Basha mbajti pergjegjësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje per një kohe të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Pergjeqesia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemerimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e peshtymes mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengese për rindertimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e ketej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në token e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nese respekti per gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nese arsyeja mund inatin , nëse besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohes per besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter.

Mbremë perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores! Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor i një prone private apo një interesi personal

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!