MENU
klinika

“Luftë” gjatë natës

Greqi/ Tentohet eliminimi i biznesmenit të njohur

10.03.2022 - 14:34

Një ngjarje kriminale ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Paleo Faliro, ku një biznesmen i njohur ka rënë në pritën e disa atentatorëve.

Autorët i janë afruar biznesmenit 63-vjeçar me një makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë disa plumba në pjesën e barkut dhe aktualisht gjendja e tij është e rëndë ndërsa mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas autoriteteve 63-vjeçari ndali në një semafor ku në makinë ishte bashkë me djalin dhe një mikun e tij. Një makinë e panjohur iu afrua dhe qëlloi ndaj tyre.

Kush dhe pse donte të vdekur biznesmenin 63-vjeçar Michalis Tzougkarakis ? Kësaj pyetjeje kërkojnë t’i përgjigjen oficerët e policisë dhe Prokuroria e Atikës.

Deri më tani dihet se biznesmeni që mbante një firmë ndërtimi në Kallithea dhe ishte president i klubit të futbollit të Kretës AO Chania, nuk ishte i hetuar tek autoritetet dhe as kishte denoncuar kërcënime dhe se kishte frikë për jetën e tij.

Kështu ata përpiqen përmes dëshmive të njerëzve të tij të arrijnë motivin e sulmit dhe personat që kanë dhënë urdhër për ta “hequr”

Në pikën e ngjarjes u gjetën 8 gëzhoja kallashnikovi të cilat janë dërguar në laboratorët e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.