MENU
klinika

Dendias: Do të shkoj vetë

Greqia dërgon ndihma humanitare në Mariupol

23.03.2022 - 14:48

Ministri i Jashtë,m grek Nikos Dendias ka bërë me dije se Athina do të drëgojë ndihma humanitare në Mariupol, qytetin më të goditur nga lufta në Ukrainë. Vendimin kryediplomatit grek e ka bërë me dije gjatë një takimi me Manolis Androulakis, konsullik e Greqisë në këtë qytet.

Dendias tha se do të shkojë edhe vetë në Mariupol. “Unë synoj ta shoqëroj personalisht këtë ndihmë, në koordinim me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Mauer, me të cilin tashmë jemi në kontakt”, tha ai.

Dendias përsëriti premtimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, duke theksuar se “hapi i parë, kur gjërat të kthehen në normalitet, do të jetë rindërtimi i maternitetit të Mariupolit”, ndërsa Greqia do të koordinohet më pas me BE-në. “Të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe për të lehtësuar kthimin e mërgimit tonë në normalitet pas tragjedisë”, tha ai.