MENU
klinika

Tentuan ta heqin qafe 2 vite më parë

I shpëtoi atentatit për herë të dytë, ky është 43 vjeçari

08.03.2022 - 12:00

Ky është 43 vjeçari Aleksandër Deda që i shpëtoi atentatit për herë të dytë mbrëmjen e sotme. 2 vite më parë Deda i shpëtoi një tjetër atentati.

Si ndodhi ngjarja? Herën e parë biznesmenit Deda iu bë atentat në autostradën Lezhë-Laç.

Gazetari Gjergj Figuri bëri me dije se ndaj biznesmenit u qëllua me breshëri automatiku në momentin që ai ka qenë në lëvizje. Plumbat e kapën në pjesën e shpatullës, por 43 vjeçari dhe pse i plagosur vijoi rrugën, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga pas për pak kilometra.

Gjatë kësaj kohe Deda ka telefonuar familjarët e tij dhe i ka vënë në dijeni për atentatin dhe ka mundur të udhëtojë deri në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës ku dhe ka ndaluar. Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Brenda “Audi”-it të autorëve u gjet një armë zjarri, ndërsa targa ishte hequr.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi i mjeteve!

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese