MENU
klinika

Jo në “Portokalli” por diku tjetër

Ja cilin emision do të moderojë Arjola Demiri

14.03.2022 - 12:51

Aktorja Arjola Demiri fitoi nga “Big Brother VIP” një shtëpi me vlerë më të madhe se çmimi i reality show-t, megjithatë njëra prej dëshirave të saj nuk u plotësua- prezantimi i “Portokallisë”.

Kujtojmë se deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë.

Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”.

“Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.

Moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, megjithatë ajo do të prezantojë një emision tjetër.

Disa sezone më pare, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

E ftuar dje në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se emisioni “Ndali dritat” do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” – u shpreh Arjola Demiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bën pjesë të tij partnerin e moderatores shqiptare

Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri

Aktorja shqiptare përlotet në emision

“Mendoja se nuk vleja si grua!”


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?