MENU
klinika

Nga The Guardian

Jo vetëm Kina! Cilat shtete po e mbështesin Rusinë?

28.03.2022 - 15:16

Kur Vladimir Putin njohu Donetsk dhe Luhansk si republika të pavarura, disa ditë para pushtimit të tij në Ukrainë, një nga denoncimet më të fuqishme erdhi nga i dërguari i Kenias në OKB.

Martin Kimani përmendi historinë e vendit të tij ndërsa paralajmëroi kundër irredentizmit dhe ekspansionizmit: “Ne duhet të përfundojmë rimëkëmbjen tonë nga hiri  i perandorive të vdekura në një mënyrë që të mos na zhytë përsëri në forma të reja dominimi dhe shtypjeje,” tha ai.

Në dy rezoluta të asamblesë së përgjithshme – e para që denoncon pushtimin, e dyta fajëson Rusinë për krijimin e një krize humanitare – 140 ose më shumë vende kanë votuar pro. Vetëm katër kanë votuar me Rusinë për t’i kundërshtuar ato: Bjellorusia, Eritrea, Siria dhe Korea e Veriut.

Megjithatë, dënimi i përhapur, së bashku me unitetin e papritur të perëndimit, nuk duhet të ngatërrohet me izolimin rus.

Duke u mburrur për një marrëdhënie pa kufij dhe duke ndarë një interes të përbashkët për t’iu kundërvënë fuqisë globale të SHBA-së dhe NATO-s, Kina tani po kërkon ta portretizojë veten në një dritë më të nuancuar dhe të shmangë dëmtimin ekonomik dhe politik – por nuk është kështu.

Në realitet, Pekini nuk është vetëm.

Pak nga vendet më të populluara të botës dhe vetëm disa lojtarë kryesorë jashtë perëndimit, e kanë sulmuar Putin.

Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, ishte në Moskë ndërsa tanket u futën në Ukrainë. India, e cila ka një marrëdhënie të gjatë strategjike me Rusinë dhe ankth të madh për lidhjet e saj me Pakistanin dhe Kinën, ka diskutuar një shkëmbim “rubla-rupi” për të ndihmuar Moskën. Në Brazil, Jair Bolsonaro, madje e sheh luftën si një “mundësi të mirë” për të shkelur tokën indigjene në kërkim të materialeve për plehra.

Ndikimi i Rusisë dhe marrëdhëniet me Lindjen e Mesme janë zgjeruar ndjeshëm që nga roli i saj vendimtar në luftën siriane. Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kohët e fundit refuzoi të pranonte thirrjen e Joe Biden – një javë pasi foli me Vladimir Putin. Emiratet e Bashkuara Arabe i thanë jo gjithashtu një telefonate. Ajo votoi kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku votat nuk janë të detyrueshme dhe kryesisht simbolike, por abstenoi në një votim të ngjashëm në këshillin e sigurisë, i cili do të kishte më shumë peshë. Afrika e Jugut fillimisht bëri thirrje për tërheqjen e trupave ruse, por më pas fajësoi zgjerimin e NATO-s për luftën. Gjashtëmbëdhjetë kombe të tjera afrikane iu bashkuan asaj në abstenimin në votimin e parë të asamblesë së përgjithshme falë lidhjeve në rritje ekonomike, si dhe një pozicioni të vendosur prej kohësh të mos-angazhimit dhe mbështetjes së Bashkimit Sovjetik për lëvizjet çlirimtare.

Lufta ka shkaktuar, një fazë të re dramatike në riformimin afatgjatë të botës sonë.

Trumpizmi ka bërë më shumë se fuqia në rritje e Kinës për të përshpejtuar perceptimet e rënies së SHBA. Por shumë venë re gjithashtu kontrastin midis shpërthimit të mirëpritur të shqetësimit për refugjatët ukrainas në Evropë dhe indiferencës ose armiqësisë së përhapur ndaj atyre që ikin nga luftërat e tjera.

Përdorimi i municioneve nga Rusia dënohet me të drejtë, por Biden ende nuk e ka ndryshuar vendimin e paraardhësit të tij për të hequr një ndalim të përdorimit të tyre. Kritika e drejtë e Kenias ndaj agresionit të Rusisë erdhi me një shtojcë të theksuar: një dënim të “tendencës në dekadat e fundit të shteteve të fuqishme, duke përfshirë anëtarët e këtij këshilli të sigurisë, që shkelin ligjin ndërkombëtar me pak vëmendje”.

Pozicioni aktual i Putinit pasqyron jo vetëm gatishmërinë e tij për të ndihmuar regjimet e pakëndshme dhe ndërhyrjen e tij keqdashëse në mbarë botën, por edhe mëkatet dhe dështimet e SHBA-së dhe perëndimit.

Trajtimi i këtyre nuk është një përpjekje idealiste e pashpresë, por një realizëm i domosdoshëm, nëse duam të krijojmë aleancat e fuqishme të nevojshme kundër akteve mizore të agresionit.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al