MENU
klinika

Kompanitë e naftës nën hetim

Në monitorim tregu i produkteve të shportës

11.03.2022 - 17:53

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar së sërish sa i përket rritjes së çmimeve të kaburantit, por edhe të produkteve ushqimore. Në një reagim zyrtar, Autoriteti bën të ditur se që në 25 shkurt të këtij viti ka nisur hetimin për tregun e tregtimit me shumicë të naftës dhe benzinës.

Gjithahtu ky institucion bën të ditur se ka nisur monitorimin dhe për verifikuar nëse ka rritje abuzime të çmimeve të mallrave të shportës, që njihen si nevojat bazike të konsumimit.

“Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhërit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIM PËR SHTYP

Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 03.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”.

Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.

Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhërit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lista e plotë në Shqipëri

Nis sot ulja e çmimit të karburanteve

Do reflektohet direkt në Shqipëri?!

Bien çmimet e energjisë dhe naftës në botë