Kristo Drolli, Ariel Kingji, Shpati Lena, janë vënë në prangat e policisë së Vlorës në kuadër të operacionit “Dallgët”.
ABC mëson se dy prej të arrestuarve, konkretisht Ariel Kingji dhe Shpati Lena ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Sherri i nisur solli vrasjen e Arben Beqirajt. Bashkë me të u plagosën edhe djali i tij Egert Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj.
Sot policia e Vlorës arriti t’i ndalonte në një makinë tip “BMË” ku bashkë me ta ishte edhe Kristo Drolli.
Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët kishin armë me vete.
Madje në pamje shikohet edhe momenti kur gjatë arrestimit, një prej të rinjve i bie arma në tokë. Arrestimi i tyre u në lagjen “Ujë i Ftohtë”.
Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?
Gjithçka nisi për një kalë. Ky kal I cili u tremb, prishi qetësinë e pushuesve që bënin plazh në muajin gusht të vitit 2019. Roja i kalit Gazmend Alushi u dhunua brutalisht, ndërsa ishte punësuar nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit. Roja u dhunua në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Pasi kishte marrë vesh për dhunimin e rojës së kalit, Ermal Xhezo bashkë me shokët e tij Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, (sot të arrestuar) të armatosur me automatikë dhe pistoleta, kanë shkuar për tu sqaruar me Arben Beqirajn. Por sqarimi ka përfunduar në sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve.
Kush janë të arrestuarit, sot?
-Kristo Drolli 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë;
-Ariel Kingji 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
-Shpati Lena 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.