MENU
klinika

I pajisur me hidro-solar

Ky superjaht i ri elektrik me vela gjeneron energji gjatë lundrimit

10.03.2022 - 15:09

Iddes Yachts ka zbuluar jahtin futuristik me vela. Sail 55 është plotësisht elektrik i ndërtuar për të lundruar pa emetim. Jahti është pajisur me një sistem motorik elektrik, me sisteme të rikuperimit të energjisë hidro-solare dhe depo të mëdha baterish.

Me një gjatësi prej 55 metrash, Sail 55 është projektuar nga Iván Salas Jefferson, i cili e imagjinoi atë si një kryqëzim midis një jahti tradicional me motor dhe një varke ditore. Kompania pretendon se “është gjenerata e ardhshme e jahteve”.

I përshkruar si superjahti më efikas i klasës së tij, Sail 55 është gjithashtu i përgatitur për një jetë luksoze. Pjesa e brendshme nuk është përshkruar ende, pasi dizajni do të varet nga blerësi. Mban deri në 12 persona në 6 dhoma gjumi dhe një ekuipazh të vogël.

Iddes Yachts tha se super jahti do të pajiset me një sistem hidrosolar që gjeneron energji nga dielli gjatë lundrimit dhe e ruan atë në bateri të mëdha.