MENU
klinika

Vendimi për monedhën ruse

Liderët e G7-ës refuzojnë kërkesën e Putinit

28.03.2022 - 18:56

Liderët e shtatëve vendeve më të pasura në botë kanë refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar importin e energjisë në rubla.

Ministri gjerman i Energjisë Robert Habeck deklaroi para gazetarëve se kjo do të ishte një shkelje e qartë e kontratave ekzistuese.

Habeck deklaroi se pagesa në rubla nuk është e mundur dhe shtoi se do t’u kërkohet kompanive të prekura të mos i përgjigjen kërkesës së Putin.

Presidenti rus deklaroi javën e kaluar se Rusia dëshiron që vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë të paguajnë gazin natyror vetëm në monedhën ruse nga tani e tutje.

Ekonomistët e kanë shpjeguar këtë lëvizje të Putin si një lëvizje për të shpëtuar monedhën ruse.

Ajo ka pësuar një rënie kundrejt monedhave të tjera që kur Putin pushtoi Ukrainën më 24 Shkurt pasi vendet perëndimore u përgjigjën me sanksione të gjera kundër Moskës.

Nga debati me Trump, te gafa me emrin e Putinit

Prapaskenat e lamtumirës së presidentit Joe Biden!

Trump i frikësohet potencialit të saj në debat

Kush është Kamala Harris?

"Nder i madh të shërbeja në këtë detyrë!"

Zgjedhjet në SHBA/ Joe Biden tërhiqet nga gara!