MENU
klinika

“Protesta pati një rezultat pozitiv”

Lubonja: Shteti duhet të kishte institucione të emergjencës. Bordi i Monitorimit? Propagandë!

17.03.2022 - 19:54

Për analistin Fatos Lubonja ngritja e një bordi të monitorimit për situatën e çmimeve është e panevojshme duke e konsideruar atë propagandë.I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se rezultati i protestës ishte pozitiv duke shprehur nevojën e një institucioni të emergjencës.

Janë efikase institucionet për çmimet?

I shikoj me dyshim. Pse qeveria duhet të bëjë borde. Duhet të kishte pasur organizma që kontrollojnë çmimet si lëvizin. Qeveria duhet të ketë organizma për situata të tilla. Jo me borde që të kujtojnë propagandën si me tërmetin ndërkohë që bota ka institucionet e emergjencës. Protesta pati një rezultat pozitiv.

Këtu nuk duhet parë vetëm rasti më i mirë që është kur lufta mbaron që edhe ky ka probleme por edhe zgjatjen e luftës. Por edhe me luftën që mbaron ne kemi përsëri probleme. Kemi një rend të ri të botës. Ky bordi nuk dihet në çbazë vendosi çmimin tavan. Ata quhen atëherë spekullantë. Këtu punohet qorrazi, kalo hidhja kësaj situate. Ky është një shtet që nuk punon me vizion afatgjatë. Kjo shoqëri është në mbijetesë të vazhdueshme prandaj ikin njerëzit. Protestat kishin edhe disa parulla politike, për ndryshimin e sistemit oligark.

Ai ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike.

Nga Basha pritet dorëheqje, por ai thotë se është në dispozicion. Më duket e vështirë ulja në tryezë. Ndoshta duhet pranuar disfata e cfila duhet të gjykohet nga një arbitër i paanshëm që ne nuk e pranojmë.

Nëse Basha jep dorëheqjen do të ishte fillimi i një kërkesë për zgjidhje por nuk ke siguri.