The Economist
Për një luftëtar të shekullit të 16-të, arti i përshkallëzimit qëndronte në “thyerjen” e fortifikimeve të një qyteti pa “luftë”. Për njerëzit që rishkruajtën rregullat e strategjisë për epokën bërthamore, arti i përshkallëzimit ishte procesi që pak nga pak, çon një luftë të kufizuar drejt një lufte që përhapet në shkallë të gjerë.
Herman Kahn krijoi një tabelë me 44 shkallë në të cilën do të studiohej dhe analizohej fenomeni. Hapi nga shkalla e nëntë (“Konfrontimet ushtarake”) në dhjetë (“Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike”) ishte ajo që shënoi pikën në të cilën lufta bërthamore pushoi së qeni e paimagjinueshme.
Pushtimi i Ukrainës (shkalla 12: “Lufta e madhe konvencionale”) padyshim e ka kaluar pragun ku lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Sipas Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, mundësia e një lufte bërthamore është e madhe, raporton abcnews.al
Shanset që një konflikt të përshkallëzohet në një luftë bërthamore janë më të mëdha se sa kanë qenë për më shumë se gjysmë shekulli.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, u ka kujtuar vazhdimisht kundërshtarëve të tij rreziqet bërthamore. Në një fjalim televiziv në fillim të pushtimit rus, ai paralajmëroi fuqitë e huaja që nëse do të ndërhyjnë do të përballen me pasoja.
Më 27 shkurt, pas vendosjes së sanksioneve të paprecedentë nga vendet perëndimore (shkalla 20: “Embargo apo Bllokadë mbarë botërore”), Putin dha urdhrin që “forcat parandaluese” të vendit të ndryshonin pozicionimin.
Skenari për Putin nëse do të përballej me disfatë në Ukrainë do të ishte “shkalla 18”, demostrimi i forcës.
Rusia mund të përdorë një armë të vogël bërthamore në Ukrainë dhe ta justifikonte atë si një sulm parandalues ndaj armëve të shkatërrimit në masë të Ukrainës që nuk ekzistojnë, ose të pretendonte se Ukraina e kishte nisur diçka të tillë. Rusia dhe NATO, të dyja kanë armë bërthamore “jostrategjike” ose “taktike”, të cilat shkaktojnë shumë më pak dëme sesa dëmet nga raketat balistike ndërkontinentale.
Shpërthimet e këtyre armëve bërthamorë janë ekuivalente me lëshimin e qindra mijëra tonë eksploziv
Armët bërthamore taktike mund të peshojnë disa kiloton ose më pak. Shpërthimi i disa mijëra ton nitrat amoniumi në Bejrut në gusht 2020 tregoi se sa të tmerrshme mund të jenë shpërthime të tilla. Por ato janë shumë më pak shkatërruese në krahasim me armët e përdorura në luftëra.
Rusia mendohet se ka mijëra armë bërthamore jostrategjike, të cilat i cilëson si një mënyrë për tu matur me forcën e NATO-s në mjete të avancuara, siç janë raketat apo armët hipersonike. Ka 100-200 b61 në bazat ajrore të NATO-s në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi, raporton abcnews.al.
Disponueshmëria e këtyre armëve është pjesë e asaj që e bën të frikshme rrugën drejt përdorimit të armëve bërthamore. Kjo përfshin, zgjerimin e konfliktit dhe përfshirjen e NATO-s.
Ekziston frika se Rusia mund të sulmojë drejtpërdrejt depot e armëve në tokën e një shteti anëtar të NATO-s, si Rumania apo Polonia. Spiunët rusë kanë sulmuar fshehurazi depo të tilla në Bullgari dhe Republikën Çeke gjatë viteve të fundit. .
Një tjetër mundësi është që vendet perëndimore të vazhdojnë presionin për të tentuar të ndalojnë gjakderdhjen, veçanërisht nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet, për shembull me përdorimin e armëve kimike.
Akuzat se Ukraina ka armë të tilla mund të krijojnë terrenin për një operacion me flamur të rremë që Rusia mund ta përdorë për të justifikuar një hakmarrje akoma më të ashpër. Taktika të tilla do të përhapnin terror në mesin e civilëve ukrainas dhe do t’i sinjalizonin NATO-s se Rusia nuk do të ndalet para asgjëje.
Qeveritë perëndimore do vazhdojnë të përballen me një presion shumë të madh në luftën e Rusisë. Megjithatë, të sulmosh Rusinë (shkalla 27: “Sulmi mbi ushtrinë”) nënkupton një hap më afër përdorimit të armëve bërthamore që sigurisht do të godasin si qytetet europiane dhe amerikane(shkalla 29: “Sulme mbi popullsinë”).
Doktrina e shkatërrimit tregon që, pasi qytetet të jenë shkatërruar, situata do ti afrohet shumë shpejt shkallës 44: “luftë pa dallime dhe me shumë gjakderdhje”.
Megjithatë, përpjekjet për të rrëzuar Putin duke përdorur vetëm armë konvencionale, nuk do ta bënte atë që të respektonte të njëjtin kufizim, veçanërisht nëse përpjekja për ta rrëzuar nga pushteti është shumë pranë, raporton abcnews.al.
Fred Kaplan, një gazetar, përshkruan përgjigjen e lojtarëve të luftës ndaj një skenari në të cilin Rusia pushtoi një shtet baltik dhe qëlloi me armë bërthamore taktike në një bazë gjermane për të ndalur luftën kundër NATO-s. Colin Kahl, atëherë këshilltari i sigurisë kombëtare i Zëvendës Presidentit Joe Biden, tha ishte më mirë të që lufta të vazhdonte në mënyrë konvencionale dhe të Rusia të izolohej diplomatikisht. Këshilla e tij u zbatua.
Kur sekretarët e kabinetit dhe shefat ushtarakë luajtën të njëjtën lojë një muaj më vonë, ata vendosën të godasin Bjellorusinë me armë bërthamore, edhe pse ajo nuk ishte e përfshirë në luftë.
Në të gjitha këto, është e rëndësishme të dallojmë rrezikun relativ nga rreziku absolut.
Shanset për një konfrontim të përshkallëzuar që çon në përdorimin e armëve bërthamore në Europë janë më të larta që nga viti 1962. Që Putin të përshkallëzojë luftën në një mënyrë që të detyrojë NATO-n të ndërhyjë do të ishte një humbje vendimtare në Ukrainë; Planifikimi për të shmangur atë disfatë me mjete bërthamore do të përshkallëzonte dhe më shumë situatën, duke çuar në një hakmarrje masive.
Por pasojat janë më të larta për Putin sesa për kundërshtarët e tij perëndimorë.
“Konfrontimi i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të thotë fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, paralajmëroi Joe Biden, presidenti i Amerikës, më 11 mars. Thomas Schelling, një ekonomist dhe strateg bërthamor, tha se kërcënimet ishin “një çështje vendosmërie, impulsiteti dhe kokëfortësie”.
“Nuk është e lehtë të ndryshojmë karakterin tonë, Një njeri që pushton Ukrainën pa i thënë shumicës së ministrave apo trupave të tij se do ta bëjë këtë, tashmë ka krijuar karakterin e tij.
Disa zyrtatë perëndimore mendojnë se diçka e tillë i jep një avantazh Putinit që ai të ushtrojë më tepër presion.
“Frika e NATO-s nga një luftë bërthamore është e pashmangshme dhe e kuptueshme dhe është përdorur në mënyrë të pamëshirshme nga Putin,” tha John Raine, një ish-diplomat britanik.
“Ai e ka përdorur atë për të krijuar një hapësirë shumë të madhe në të cilën ai mund të zhvillojë luftë konvencionale në Europë pa një kundërpërgjigje ushtarake nga NATO”.
Por ekziston rreziku që Putin do të përpiqet ta zgjerojë këtë hapësirë.