Një tjetër lajm i trishtë që godet botën e futbollit, vjen nga lufta Rusi-Ukrainë. Një trajner i të rinjve të skuadrës së Shakhtar Donetsk është vrarë nga bombardimet ruse.
Lajmi është bërë publik nga drejtori i përgjithshëm i klubit ukrainas, Sergei Palkin, i cili njoftoi për vrasjen e trajnerit, emri i të cilit nuk është bërë ende publik:
“Një nga pjesëtarët tonë u vra të mërkurën, trajner i të rinjve. Ai u vra nga bombardimet e rusëve. Rusia është duke i vrarë ukrainasit, ndaleni këtë marrëzi! Nuk mund të qëndroni të heshtur, të gjithë ju do të jeni fajtor dhe përgjegjës për krimet e bëra”.
Vlen të theksohet se përveç trajnerit të të rinjve të Shakhtar, në ditët më përpara në luftë janë vranë edhe dy lojtarë të tjerë të rinj ukrainas: Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko.