MENU
klinika

Nën rrënoja për 2 orë

“Mendova se do vdisja”, trajnerja ukrainasve shpëton

03.03.2022 - 23:54

Trajnerja e notit e ekipit kombëtar të Ukrainës, Ayna Morozova u evakuua pasi ndërtesa e saj u godit nga një raketë teksa po bënte punë vullnetare. Ajo mbeti e bllokuar në rrënoja për dy orë, teksa u shpëtua nga një vullnetar që dëgjoi britat e saj për ndihmë.

“Unë jam gjallë, pjesërisht e sigurt dhe shumë e mërzitur,” – shkroi Morozva në një email drejtuar Federatës së Notit të Ukrainës, me një fotografi të saj që tregon plagët e saj.

“Kam qenë në godinën e HODA-s, kam punuar si vullnetare, duke rregulluar ushqimet për ushtarët dhe do të vazhdoj ta bëj. Nuk mund të qëndroj mënjanë, ky është vendi im.

Isha e mbyllur për dy orë, iu luta të gjithë perëndive, në të gjitha gjuhët që di. Nuk mund të lëvizja dhe qava duke menduar se do të vdisja e varrosur për së gjalli”, – ishin fjalët e saj që prekën jo pak njerëz..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN