MENU
klinika

“Kjo krizë ndikohet nga jashtë vendit”

Ministrja Ekonomi: Në muajt janar-shkurt gjithmonë ka rritje çmimesh për ushqimet

10.03.2022 - 22:28

Prej ditësh në Shqipëri ka filluar një valë në rritje e cmimeve të shportës dhe sidomos të karburanteve. E ftuar në “News24”, ministja Milva Ekonomi u shpreh se kjo është një krizë që ndikohet nga jashtë Shqipërisë.

Ekonomi u shpreh se o ashtu se për çmimet e ushqimeve janari dhe shkurti ka pas gjithmonë rritje edhe pse këtë vit nuk janë njësoj pasi diktohen nga lufta në Ukrainë.

Kjo është një krizë që ndikohet nga jashtë Shqipërisë. Rritja e çmimeve vjen për ushqimet dhe karburantet, gjithë barrën e energjisë e ka mbajtur shteti. Ne karburant nuk prodhojmë vetë dhe çmimi është i sjellë dhe varet nga bursa jashtë. Në Mesdhe këto varen edhe si ruhen në porte.

Për çmimet e ushqimeve janari dhe shkurti ka pas gjithmonë rritje edhe pse këtë vit nuk janë njësoj. Çmimet diktohen nga lufta në Ukrainë. Ne i qeveri ishim të parat vjet qe morëm masa për mbrojtjen nga rritja e energjisë. Ndërkohë kryeministri Rama tha që do të paraqesë një plan për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve për këtë situatë.

Si mendoni se do veprohet?

Do të ketë një diskutim me transportuesit e hidrokarbureve, do ketë kontrolle mbi marzhin e fitimit. Ky problem është përtej territorit të Shqipërisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do reflektohet direkt në Shqipëri?!

Bien çmimet e energjisë dhe naftës në botë


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore