MENU
klinika

Arsyeja

Mitsotakis-Erdogan do takohen të dielën në Stamboll

09.03.2022 - 10:44

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të takohen të dielën në Stamboll. Takimi merr një rëndësi të veçantë pasi  Erdogan dy vjet më parë, gjatë krizës së refugjatëve në Evros, kishte deklaruar se nuk donte të ulej në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek. Ftesa për një drekë miqësore në shtëpinë e tij konsiderohet një lëvizje e një rëndësie të madhe.

Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, nuk pajtohen për një sërë çështjesh tepër të rëndësishme që nga hapësira ajrore, kufijtë  detare në Mesdheun lindor, emigracioni  dhe çështja qipriote,ndërsa shtojnë çdo vit buxhetet dhe arsenalin e tyre ushtarak.

Ndërsa mediat turke publikuan se dy liderët do të flisnin për të gjitha këto çështje duke përfshirë çmilitarizimin e disa ishujve të Egjeut. Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, Greqia dhe Turqia ranë dakord vitin e kaluar për të rifilluar bisedimet eksploruese në lidhje me çështjet për të cilat kanë pozicionime të ndyshme, por thuajse nuk kanë bërë asnjë përparim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish