MENU
klinika

“Kemi 1 vit bashkë”

Moderatorja pranon lidhjen me djalin e Jozefina Topallit

10.03.2022 - 14:53

Moderatorja sportive, Cindy Marina ka folur për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me djalin e ish-krye-parlamentares Jozefina Topalli, Genarin.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.

“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes.

Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.

Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij.

“Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN