MENU
klinika

“Pakënaqësia ndaj qeverisjes, e madhe”

Nazarko: Protestat kundër të gjithë klasës politike. Situata në PD? Dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhje

18.03.2022 - 20:30

Për analistin Mentor Nazarko, protesta është një ngritje kundër të gjithë klasës politike. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Nazarko tha se edhe pse nuk është organizuar nga një parti politike, ato po përpiqen që ta shfrytëzojnë.

Lidhur me masat që qeveria ka ndërmarre, Nazarko tha se  është tregues i një situate jo të mirë të vendit.

“Propozimi i qeverisë është tregues i gjendjes të keqe të situatës. Është e qartë që modelet ekonomike që janë zhvilluar vendet e tjera janë modele me të kryeshëm se modeli ynë ekonomik i mbështetur tek turizmi, tregtia. Ky është problemi i parë. Ndërsa problemi i dytë Shqipëria ndryshe nga Greqia e Italia ka pasur një tërmet që ka imposuar nevojën për ndërtim duke shteruar burimet financiare të Shqipërisë duke e bërë më dramatike situatën në Shqipëri.  Në themel të protestës motori nxitës i saj është pakënaqësia e saj popullore të një qeverisje të gjatë të PS, ndonëse e majtë nuk e kanë nxjerrë Shqipërinë nga nivelet e ulëta të varfërie.

Pas kësaj protesta natyrisht ka edhe frymëzim partiak, partitë të pafuqishme e shfrytëzojnë këtë. Kjo protestë po ndodh në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Përse protestohet përsëri edhe pse qeveria mori disa masa?

Protestat i bëjnë nder jetës publike të vendit. Qeveria ishte e detyruar të tentojë të tresë dhjamin që ka për të gjetur burime për të adresuar problemet ekonomike të vendit. Ndoshta ka një energji të akumuluar që nuk është adresuar mjaftueshëm. Rama ka arritur ndoshta ti’a shuajë energjinë kësaj protestë. Kjo protestë nuk është vetëm kundër qeverisë, por edhe ndaj opozitës të cilët nuk do të mirëpriteshin në gjirin e tyre. Është e vështirë të mbash nën kontroll një protestë që nuk ka një kokë organizuese.

Më tej ai foli edhe situatën në Partinë Demokratike, për të cilën tha se se dorëheqja e Bashës nuk e zgjidh këtë konflikt ndërkohë që ardhja e Berishës do të dekurajonte pjesën gri të votuesve.

Situata në PD

Përplasja mund të bëhet më konfliktuale dhe më e fortë. Largimi i Bashës nuk do ta zgjidhte situatën në PD, duhet një plan me disa masa. Afirmimi i Berishës në krye të një partie të Berishës është një zhvillim negativ dhe do të dekurajonte pjesën gri të votuesve. Nëse Berisha do mirëpriteshe në protestë do ta meritonte udhëheqësinë e PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja pse hyrja në lojë e Agron Shehajt e vë në pozitë të vështirë"

Gara për kryetar në PD/ Mentor Nazarko: Basha është më i favorizuar

Tërmeti, pandemia dhe integrimi, arsye të fuqishme për qetësi politike

Nazarko: Çfarë duhet të bëjë Basha për të tërhequr shoqërinë “gri”!