MENU
klinika

''Zoti Hitler... dëshiron paqe''

Nga viti 1938 te Putini, çfarë na mëson historia

03.03.2022 - 17:30

         Në vitin 1938, Çambërleni (Chamberlain) dhe Daladier (Daladier) u kthyen nga Marrëveshja e Munihut dhe shqiptuan: “Zoti Hitler dëshiron paqe”. Sot, kur Putini premton paqe, çfarë të besojmë? Çfarë të bëjmë? Të ndjekim Maréchal de Saxe (Sun Tzunë perëndimor) duke na këshilluar të shmangim betejat?/Konica.al

Kemi të drejtë që duam ta zhdukim rrjedhën e historisë: vallë, për çfarë na shërben? Në vitin 1938, Nevij Çambërlen, kryeministri britanik i kërkoi Gjermanisë naziste të hiqte dorë nga kërcënimet për të “dërguar” gjermanishtfolësit sudetën nga Çekosllovakia në këmbim të ndihmës për marrjen e koncesioneve çekosllovake (!). Së bashku me francezin Eduard Daladie, nënshkroi Marrëveshjen e Munihut me nazistët. Bufonët u kthyen, duke shprehur se “Zoti Hitler” do paqe. Thonë se kur u kthyen, mes brohorimave, Daladier paska mërmëritur: “Ah idiotët, sikur ta dinin”. (Ah les cons, s’ils savaient). Një vit më vonë, shpërtheu lufta. A nuk ju kujton kjo, pikë për pikë diçka të ditëve të fundit?

Dialektika e Mjeshtrit dhe Skllavit nga Hegeli

Kush beson se Putini dhe Rusia do të hiqnin dorë nga planet e tyre, do gënjenin veten? Ja pra, rusishtfolësit e dorëzuar nga Ukrahina, pasi ne ndihmuam me lëshime rreth Krimesë. Oh, shtetet tona thonë se janë shumë, po shumë të inatosura dhe do të marrin “masa”. Kremlini duhet të dridhet: nuk numërohen sa e sa vite sanksione kundër Koresë së Veriut, njerëzit po vdesin nga uria pa i hyrë gjemb në këmbë regjimit në vend. Mbi të gjitha, këto regjime janë të vetëdijshme se paraprakisht kanë fituar, pasi e dinë edhe se ne nuk kemi më guxim të luftojmë. Këtë e shpjegon më së miri edhe “Dialektika e Mjeshtrit dhe Skllavit”, e Hegelit: për ta përmbledhur deri në karikaturë, një njeri ka pushtuar një tjetër, mirëpo me kalimin e kohës kupton që do të humbas më shumë, deri në atë pikë sa nuk dëshiron më të rrezikojë një betejë, ndërsa ai që është bërë skllav, nuk ka asgjë për të humbur; prej atij çasti, ai lufton dhe mund mjeshtrin. Kemi kaq shumë për të humbur nga rehatia e fituar nga fundi i luftës së fundit, saqë nuk na volit të rrezikojmë. Prej atëherë, kushdo që guxon të rrezikojë, e di se do të jetë më i forti. Funksionon edhe në raste të tjera, kur vlerat tona na bëjnë të ulim bllokadën ndaj atyre që i kërcënojmë. Me shumë inteligjencë, neni i fundit i të Drejtave të Njeriut citon se asnjë nga nenet që paraprijnë nuk mund të përdoret kundër këtyre të Drejtave. Me sa duket, pak e kanë lexuar tekstin deri në fund… Do shtohej paaftësia jonë karshi respektimit të rregullave. Kovidi na tregoi se çfarë do të ishte lufta biologjike: paraprakisht e fituar. “Asnjë vaksinë, pa maskë, pa liri”. Paç fat!

“Zoti Putin, premtoi paqe” … Ah, idiotët!

Pas “masave të forta” të ndërmarra kundër Rusisë dhe mungesës absolute të reagimit në terren, Putini e di se do të jetë në gjendje të hajë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, enklavat e bezdisshme mes Bjellorusisë dhe tij. Por jo, do të thotë… “Zoti Putin, premtoi paqe”. Ah, more gomerë, sikur ta dini! “Po, por këtu do të luftojmë”. Sigurisht. Putini, me siguri po përjeton makthe. S’e vë në dyshim që ai e ka lexuar Mareshal dë Saks (Sun Tzunë tonë perëndimor), duke këshilluar shmangien e betejave (“t’ia lëmë fatin në dorë”), por ta mposhtim kundërshtarin përmes taktikave. Kjo luftë ndodh kur armiqtë janë shpartalluar tashmë (rajoni i aneksuar pa reagim, përveç “dënimeve të forta”, rajone të shtyra drejt separatizmit, etj.)./Konica.al

Qytetarët që kërkojnë një lider të vetëm

Më drithëruese (sepse ditën të jetonin në këto vende në BRSS), kjo do të përforcojë  zhveshjen e një demokracie (dhe të një Evrope) shumë të dobët për ndikuar në këtë realitet. Bëmë të habiturin pas sondazhit të famshëm, kur theksoi se një përqindje e lartë e qytetarëve bënin thirrje për një drejtues të vetëm! Politika antidemokratike e Platonit (e cila do të ketë një jehonë shumë të gjatë në historinë tonë) lindi, pasi Alkibiadi e çoi Athinën drejt një lufte shkatërruese: si e lejoi populli veten të joshej nga “bukuroshi Alkibiadi”? Si u joshën politikanët tanë nga fjalimet e Putinit? Si t’i ndjekim “bukuroshët Alcibiadë”, që drejtojnë luftën në Ukrainë, ashtu siç menaxhuan Covidin (dhe shumë gjëra të tjera gjetkë[…])?

Një mundësi për të kapërcyer dallimet tona fisnore

Nëse dakordësohem me zotin Makron, kur thotë “kush dëshiron të bëjë politikë në Evropë, duhet të integrojë Rusinë në veprimin e saj”, nuk duhet të harrojmë veçoritë e saj (madje, më shumë se karriera e Putinit, pakënaqësitë personale). Ne e mendojmë si Lindje e Evropës, ajo e mendon veten jashtë Evropës; ne e mendojmë atë si perëndimore, ajo pandehet lindore; është detyruar të perëndimizohet disa herë në historinë e saj dhe refuzon Perëndimin; i është dashur të luftojë kundër popujve perëndimorë; ne duam që ajo të jetë demokratike, ajo jo vetëm që nuk e ka njohur kurrë këtë regjim, por ka qenë thuajse që në zanafillë nën një despotizëm teokratik (shqiponja dykrenore, e ringjallur nga Putini).

Vallë, a duhet të shënojmë fundin e ëndrrës për një kontinent të bashkuar, apo kjo luftë do të jetë një mundësi për të kapërcyer dallimet tona fisnore dhe pretendimet tona për sovranitet lokal? Kemi të drejtë që duam ta zhdukim rrjedhën e historisë. Në të kundërt, ka ardhur koha të bëhemi zemra e qytetarisë dhe ta mësojmë sërish ritregimin (ky është kuptimi i fjalës në greqisht) e botës, derisa të gjithë të ushqehen me të./Konica.al

 

 

(Jean-François Nandrin, drejtor i një qendre shkollore, i shprehur në cilësinë personale)