MENU
klinika

"Mbështetje e fuqishme për Ukrainën"

Osmani dhe Abazoviq takohen në Turqi

11.03.2022 - 11:28

Minsitri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të Forumit Diplomatik në Ankara ka takuar zv/kryeministrin, njëherë mandatarin për formimin e ri në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell TV21. Osmani thotë se në takim është konstatuar edhe njëherë mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias. Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik- anëtarë të NATO-s, mbështetje e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partner kredibil të BE-së të harmonizuar 100% me PBJS dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë- anëtarësim i plotë në BE”, ka shkruar Osmani pas takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN