MENU
klinika

Frikë për shtimin e aksidenteve dhe vjedhjeve

Pas fikjes së dritave për kursim shtohen patrullat policore

22.03.2022 - 12:24

Pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka nisur zbatimi i masave për kursimin e energjisë elektrike.

Prej orës 24:00 të së dielës, në qytetin e Lezhës është fikur ndriçimi publik i rrugëve gjatë natës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ka ndodhur edhe në degëzimin e Milotit.

Gjatë natës të së dielës, ndriçuesit e rrugës nuk janë ndezur dhe kështu do të vijohet deri në një udhëzim të dytë. Por, zhytja e qytetit apo akseve rrugore në errësirë, mund të bëhet shkak për rritjen e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Për të frenuar diçka të tillë, Policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat ku nuk do të ketë ndriçim.

“ERRËSIRA RRIT PASIGURINË”

Nga ana tjetër, një pjesë e qytetarëve kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë, pasi sipas tyre, mungesa e ndriçimit do të shtojë pasigurinë dhe rrisë ngjarjet kriminale. “Jam dakord që po përballemi me një krizë energjetike, por nuk mendoj se është zgjidhje fikja e ndriçimit publik gjatë natës. Errësira do të rrisë pasigurinë dhe do të shtojë ngjarjet kriminale në Lezhë, e sidomos vjedhjet që janë një shqetësim i vazhdueshëm. Në errësirë hajdutet mund të veprojnë pa u shqetësuar, pasi janë dhe larg syrit të kamerave. Mendoj se duhet riparë një vendimmarrje e tillë, sepse do të jetë me shumë pasoja”, thotë një qytetar.

WhatsApp Image 2022-03-22 at 10.56.36 AM (1)

Ndërsa një tjetër qytetar i Lezhës kërkon që në kushtet e errësirës të ketë më shumë monitorim nga Policia si në akset kombëtare. “Duke qenë se tashmë është marrë vendimi për fikjen e ndriçimit publik, më të njëjtën kohe duket që dhe policia të jetë me vigjilente. Duhet të shtohen patrullimet gjatë natës në zonat ku nuk do të ketë ndriçim.

Në këtë mënyrë mund të minimizohen disi ngjarjet kriminale, apo dhe aksidentet rrugore që për fat të keq nga mungesa e ndriçimit do të ketë rritje të tyre. Shpresoj që kriza të zgjasë sa më pak dhe të rikthehet normaliteti, sepse kur është errësire totale, pavarësisht nevojës ke frike të dalësh nga shtëpia”, thotë një tjetër qytetar.

Fikja e ndriçimit publik dhe ndërprerja e energjisë për institucionet, është një nga masat e ndërmarra për të përballuar krizën energjetike që ka prekur vendin dhe pritet të zgjasë për një kohë të gjatë. Ministria e Energjisë mori vendimin për fikjen e dritave pas mesnatës në një sërë aksesh nacionale për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë si pasojë e zbrazjes së hidrocentralit të Fierzës nga mungesa e reshjeve.

Akset ku ndërpritet energjia

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka përcaktuar disa akse rrugore ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike pas mesnate. “ARRSH në bashkëpunim me OSHEE do të marrin masat për ndërprerje në disa akse rrugore kombëtare, si Tiranë-Durrës, Qafë KasharRinas, Korçë-Ersekë, Lin-Pogradec etj. Po ashtu ndërprerje do të ketë edhe në akset kombëtare në degëzim, siç janë Bypass i Fierit me hyrje dalje, Lezhë-Shëngjin dhe Shkodër-Hani i Hotit.

Nga këto masa nuk do të preken ato akse që cenojnë sigurinë rrugore, siç janë rreth rrotullimet. Gjithashtu edhe institucionet do të kufizojnë energjinë për ndriçime të panevojshme dhe jo të domosdoshme, duke nisur nga ora 00:00”, theksonte ministrja Belinda Balluku. Sipas saj, edhe në dy javët e ardhshme nuk do të ketë reshje shiu. “Duke qenë se reshje nuk do të kemi në 2 javët e ardhshme, rëndohet situata dhe do i drejtohemi importit, si rrjedhojë do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji elektrike. Nesër është bërë kërkesë importi 17 mijë e 800 Mwh energji”, u shpreh ajo.

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!