MENU
klinika

Lezhë

Pesë thasë me kanabis në automjet, tre të arrestuar

21.03.2022 - 11:56

Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre persona që ishin të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve me finalizimin e operacionit të koduar policor “Zadrima”. Njoftohet se, bazuar në informacionet se disa persona po transportonin lëndë narkotike me dy automjete në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, u lokalizuan dhe ndaluan dy makinat në fjalë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues I. D., policia gjeti 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.

Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin dhe dy persona të tjerë, D. M. dhe E. A., të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan I. D., 31 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, të tre banues në Shkodër.