MENU
klinika

Kur do të jetë raundi i dytë i bisedimeve?

Zelensky vendos kushtet: Të paktën të ndalen sulmet…

01.03.2022 - 20:48

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka vendosur kushtet e tij për negociata të mëtejshme me Rusinë, duke këmbëngulur se forcat ruse duhet të “ndalojnë bombardimet ndaj civilëve” përpara se të fillojnë bisedimet e tjera për një armëpushim.

Duke folur në një intervistë me CNN dhe Reuters, Zelenskiy tha:

“Është e nevojshme që të paktën të ndalohet sulmi mbi qytetarët, thjesht të ndalohen bombardimet dhe më pas të ulemi në tryezën e bisedimeve”.

Zelenskiy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim fluturimi për të zmbrapsur forcat ajrore ruse.

“Këtu nuk bëhet fjalë për tërheqjen e vendeve të NATO-s në luftë. E vërteta është se të gjithë prej kohësh janë tërhequr në luftë dhe definitivisht jo nga Ukraina, por nga Rusia – një luftë në shkallë të gjerë po vazhdon”, tha ai.

“Partnerët tanë, nëse nuk janë të gatshëm ta fusin Ukrainën në NATO… sepse Rusia nuk dëshiron që Ukraina të jetë në NATO, duhet të përpunojnë garanci të përbashkëta sigurie për Ukrainën. Kjo do të thotë se ne kemi integritetin tonë territorial, se kufijtë tanë janë të mbrojtur, kemi marrëdhënie të veçanta me të gjithë fqinjët tanë, jemi plotësisht të sigurt dhe garantuesit që na japin sigurinë, e garantojnë këtë ligjërisht”, tha presidenti ukrainas.

Kujtojmë që nga pala ruse është konfirmuar që takimi i radhës për të biseduar për një armëpushim të jetë ditën e mërkurë, por Ukraina nuk ka konfirmuar asgjë për këtë raund të dytë bisedimesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedimet e ndërmjetësuara nga Merkel e Macron

Më në fund armëpushim Rusi-Ukrainë