MENU
klinika

Shqipëria, në rolin e vëzhguesit

Mbahet në Greqi, stërvitja ajrore shumëkombëshe

20.03.2022 - 10:54

Nga data 28 mars deri më 7 Prill do të zhvillohet në bazën ajrore të Andravigës në Greqi, stërvitja ajrore shumëkombëshe “INIOXOS 2022”.

Stërvitja do të frekuentohet nga personel dhe mjete të ndryshme nga Forcat e Armatosura Greke, Franca me aeroplanmbajtësen CHARLES DE GAULLE nga e cila do të operojnë Avionët Luftëtar Rafale dhe avionët Hawkeye. SHBA me avionë luftarakë F-15 dhe drone MQ-9 Reaper.

Izraeli me avionë luftarakë F-16, aeroplanë për paralajmërim dhe kontroll të hershëm (AEW) G-550 dhe aeroplan për furnizim me karburant (AAR) B-707. Italia me avionë luftarakë TORNADO. Republika e Qipros me helikopter AW139. Sllovenia me avion PC-9M. Në stërvitje do të marrin pjesë gjithashtu staf nga Austria dhe Kanadaja, si dhe vëzhgues nga Egjipti, Shqipëria, Austria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mbretëria e Bashkuar, India, Kuvajti, Kroacia, Maroku dhe Arabia Saudite.

Ky aktivitet ndahet në fazat e mëposhtme:

* Faza përgatitore më 21 dhe 22 mars 2022.

* Faza e Ekzekutimit nga 28 Mars deri më 7 Prill 2022 e cila do të përfshijë:

* Faza e palosjes nga 7 deri më 10 Prill 2022.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin