MENU
klinika

Rritja e çmimeve

Protesta “merret peng” nga Shtëpia e Lirisë, në podium dalin njëri pas tjetrit ithtarët e Berishës

12.03.2022 - 14:08

Protesta e nisur si qytetare për uljen e çmimit të naftës i cili u rrit nga lufta në Ukrainë, ka përfunduar në një proteste të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Protesta është marre peng nga Berisha-Meta dhe faktet flasin qartë për këtë.

Ata që kanë dalë në podium dhe kanë folur me të pranishmit kanë qenë ata që janë në Shtepinë e Lirisë. I pari e ka marrë fjalën Fatmir Merkoci, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD dhe një nga besnikët e Sali Berishës në protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD.

Pas tij ishte Ilirjana Kuçana, e cila njihet si ithtare e Berishës. Ajo në çdo proteste të Berishës ka qenë në krah të tij, madje, edhe në zyrën e tij siç duket në foton e mëposhtme.

Por nuk mund tëmungonte edhe një ithtar tjetër i Berishës,  Arbër Kola i cili ka qenë aktiv në foltoret e Sali Berishës, ku ka shprehur mbështetjen për të. Ndërkaq, ishte një nga kryesorët në sulmin e selisë së PD-së më 8 janar të këtij viti.

Me tej, ka qene gazetari Bled Marku i Syri TV ,  i cili njihet botërisht si televizioni i Familljes Berisha, i cili rrëmbeu mikrofonin, mesa duket për të tejçuar mesazhin politik te doktorit.

Edhe Lorina Halilaj ishte një nga ato që mori mikrofonin në vazhdën e kësaj strategjie. Halilaj ka qenë në fushatë pjese e ekipit të monotirimit të medias në PD. Çfarë duhet të bëjë tjetër Sali Berisha për të treguar se këtë proteste ai e ka zënë për fyti? /Lexo.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’është futur asnjë litër naftë nga jashtë, po abuzojnë me çmimet”

Kërkesat e protestuesve për Ramën: Të shpallë minimumin jetik dhe…!

Nga Financial Times/ "Gjithçka është shumë e shtrenjtë"

Rritja e çmimeve/ Blerësit globalë po mbajnë peshën më të madhe

Punëtorët përballen me punëdhënësit mbi pagën

Protestat po nxitin inflacionin në ekonomitë e zhvilluara