MENU
klinika

“Shtëpi më të mira seç ishin"

Rama dorëzon 230 apartamente në Manzë

28.03.2022 - 12:21

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së 230 apartamenteve të reja familjeve, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i dy viteve më parë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se këto shtëpi janë më të mirë sesa ato qytetarët kishin para tërmetit.

“Ia vlen të jesh për kaq shumë njerëz dhe bashkë me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë kaq të shkurtër gjithë këta njerëz, të kthehen në shtëpi më të sigurta, në shtëpi me të bukura dhe më të mira se ato që humbën. Ky është një hap i madh që ne e kemi hedhur sëbashku. Unë ndihem krenar për punën që kemi bërë, por mbi të gjitha për besimin tuaj. Besim që ju ja dhatë masivisht Anit, kryetares së bashkisë, e cila është një shembull i përkushtimit dhe i durimit dhe mbi të gjitha i të qenurit pranë njerëzve, e përulur, modeste dhe punë mbaruar. Kjo lagje është një shembull i asaj që ne mund të bëjmë bashkë me Anin dhe FSHZH, një punë që flet vetë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk mund të mos linte pa përmendur edhe krizën globale të çmimeve, që sipas tij ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Sic edhe ju e dini, sikur të mos na mjaftonte ai tërmet, sikur të mos na dilte ai kusur i pandemisë tani gjendemi në një tjetër situatë të vështirë për ta kapërcyer nga një luftë që nuk e nisëm ne. Kjo ndikon tek ne, ndikon tek vendet që janë jashtë Evropës. Lufta është nisur nga një forcë agresive e cila përfaqëson një shtet të madh që është një ndër burimet kryesore të furnizimit të mbarë botës me lëndë të para, duke filluar nga energjia, nafta gazi etj, deri tek lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë.

Rusia bashkë me Ukrainën zënë peshën kryesore në këto furnizimi. Kjo luftë ndikon drejtpërdrejt tek gjithë zinxhiri i furnizimit të përballemi më rritjen e çmimeve”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN