MENU
klinika

"Bravat i keni të sigurta!"

Rama dorëzon çelësat e 206 banesave në Kavajë

29.03.2022 - 11:39

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, ku u dorëzuan edhe 206 banesat e bllokut të dytë, pas bllokut të parë të pallateve ku 153 familje hynë në shtëpi të re këtë vit të ri.

Rama ka shfrytëzuar fjalën e tij edhe për të bërë ironi me situatën në Partinë Demokratike, kur tha se bravat e dyerve të shtëpive të reja që kanë marrë qytetarët, i kanë të sigurta, e i këshilloi të kenë kujdes “mos ua marrin të tjerët”.

“Pas kaq shumë pune me jo pak vështirësi, dhënia e celësave për gjithë këto familje, për gjyshër gjyshe prindër fëmijë e shumëkënd ndër ju që me të drejtë ka qenë mosbesues dyshues e mbase e tani që flasim mund të ketë ndonjë që akoma nuk e beson që kjo është realitet e jo një ëndërr.

Askush s’duhet të ketë merak nga ju që keni ardhur këtu, bravat i keni të sigurta, bravat janë të lira. Bëni kujdes se mos vijnë ata të tjerë e ua bllokojnë prapë se jeni nga Kavaja ju e çoku ngatërroheni me ato dy gishtat.

Për ne me rëndësi që përtej shakave i ka shërbyer të gjithëve pa dallim pa parë majtas e djathtas por vetëm drejt, duke bashkuar forcat e duke bashkuar të gjithë në komunitete të reja.

Ka akoma punë për të bërë kryetari i Bashkisë. Se pjesa tjetër vjetërsia s’mund të rrijë më ashtu, aty pas ka mundësi për të krijuar terrene sportive për më të rinjtë, mjedis shumë miqësor për fëmijët, një mjedis shumë afrues për më të moshuarit, që jeta e këtij komuniteti të jetë jetë komunitare e jo secili Në banesën e vet.

Pavarësisht gjithckaje që ju ndan e dallon në ditën e votimit dita e votimit është një, ndërkohë janë katër vjet kur ne jetojmë së bashku, kemi sfida e halle të përbashkëta“, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pavarësisht fatkeqësive, nuk do lëmë askënd vetëm"

Ahmetaj: 359 familje në Kavajë hyjnë në shtëpitë e reja!