MENU
klinika

"Biseduam për luftën në Ukrainë, krizën energjetike, portin dhe..."

Rama në Abu Dabi, takim me Sheikh Bin Zayed

09.03.2022 - 19:26

I pranishëm në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Me një postim në Facebook, ku ka postuar foto nga takimi, Rama shkruan se ata biseduan për luftën në Ukrainë, krizzën energjetike si dhe projektet e rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik të Durrësit.

“Abu Dabi – Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, shkruan Rama.

Rama në Dubai: Marrëdhëniet tona të mira u reflektuan në Portin e Durrësit, po merr formë dita-ditës

Nga Dubai, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdheniet e Shqipërisë me Emiratte e Bashkuara Arabe. Rama tha se Emiratet e Bashkuar Arabe na janë gjendur pranë për rindërtimin pas tërmetit tragjik, ndërsa po vijon edhe puna për ndërtimin e portit në Durrës.“Ashtu si në një ëndërr reale, solidariteti, miqësie, në të cilën shohim së bashku për nga e ardhmja, nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre e në anën tjetër në të njëjtin qytet, pranë detit, kemi një prej porteve më të bukura turistike në botë e ndoshta më të madhin në Mesdhe, që dalëngadalë por merr formë si projekt e po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë e të gjithë atyre që duan e do duan gjithmonë e më shumë të vijën në Shqipëri, falë nxitjes që ka ardhur që këtej, prej Lartmadhërisë së tij vetë dhe falë një miku të shkëlqyer të vendit tonë, Mohamed Alabbar”, tha Rama.