MENU
klinika

“Largohuni"

Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Do të sulmojmë me…

01.03.2022 - 16:13

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

Në një deklaratë të lëshuar pak minuta më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Pushtimi nis të mërkurën’

Rusia jep detaje nga biseda mes Putin dhe Biden

Sulm ndaj aeroporteve dhe bazat ushtarake

Nis lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa Kievin!