MENU
klinika

3 të zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Greqi

21.03.2022 - 13:42

Një shpërthim shumë i fortë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në një fabrikë në zonën e Iteas, Grevena në Greqi.

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë në zonë. Sipas informacioneve të para të raportuara në mediat greke, rezultojnë të zhdukur tre persona, me siguri roje të repartit.

Sakaq, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.