MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Shyqyr që më në fund, qeverisjes po i vijnë trutë

15.03.2022 - 18:41

         Kryeministri, më në fund, kuptoi sot atë që e ka të qartë çdo mësues vizatimi. 

Nëse do t’i jepnin këtij të fundit, hartën e Shqipërisë, do ta ndante atë me viza të drejta, në dy pjesë. Një, së gjati e një, së gjeri. E kjo e dyta, që lidh portet e saj me Qafë-Thanën. Që shkon në Shkup e përfundon në Stamboll. Është ai që quhet “Korridori i tetë” e të cilin, Shqipëria e ka pështyrë vazhdimisht, që nga koha e Nanos, Berishës e tani, Ramës.

Austriakët e dinin fare mirë këtë, që kur në shekullin e kaluar, kërkuan t’i vinin fre ambicieve të Rusisë për të shkuar në lindje, duke ndërtuar nga bregdeti ynë, rrugën që të çon drejt Stambollit e që sot quhet “Korridori i tetë”.

Por, kjo rrugë nuk është vetëm për mbrojtje, siç theksoi Kryeministri sot, me Borelin.

Vlora, – perifrazuar këtu studimet gjermane – nuk është vetëm nga portet më të mëdha të Evropës, duke prurë mallra nga Gjibraltari, ajo është porti më i madh dhe më real për Afrikën e Veriut, nga ku mund të vërshojnë 500 milion njerëz e mallra, ku shquajnë drithërat, për të cilat ka sot kaq shumë nevojë. Korridori i tetë përplaset në Maqedoni me Korridorin e 10-të, më të rëndësishmin që lidh Lindjen me Perëndimin.

Në Shkup, ku banojnë edhe shqiptarët, vijnë mallra nga Suezi nëpërmjet Selanikut e nga ku furnizohet i gjithë Ballkani

Nga kjo pikë kruciale mund të shkohet edhe në Ukrahinë. Nga Korridori i tetë që furnizohet nga Gjibraltari e nga Suezi, apo dy nga pesë pikat më të rëndësishme të botës e ku Presidenti i SH.B.A-së të hap luftë pa pritur vendime të Kongresit nëse i bllokon, mund të lidhesh edhe me rrugën e Mëndafshit, nesër.

Zoti ia mbajttë mendjen Kryeministrit, për të mos zhkarravitur rrugë të tjera, siç kanë bërë paraardhësit, duke futur Shqipërinë në ferr.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!