MENU
klinika

Nga helmimi te aksidenti

Si po tenton elita ruse të rrëzojë Putinin

20.03.2022 - 23:07

Shërbimi Qendror i Inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka prezantuar sot një skenar të rrëzimit të Vladimir Putinit nga pushteti.

Sipas një postimi në faqen zyrtare në Facebook të shërbimit, një grup personalitetesh të fuqishme ruse nga biznesi dhe elita politike e vendit ka filluar të zhvillohet në Rusi, i cili synon të largojë Putinin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rivendosë lidhjet ekonomike me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës.

Në fakt, informacioni i cituar nga Shërbimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, thotë që elita ruse të ketë gjetur tashmë pasardhësin e Putinit në pushtet. Bëhet fjalë për drejtorin e FSB-së , Aleksandër Bortnikov.

Sa i përket mënyrave sesi Putini do të rrëzohet nga pushteti, sipas Shërbimit të Ukrainës, nuk mund të përjashtohet një “aksident”, “sëmundje e papritur”, apo “helmim”.

“Këto procese ka të ngjarë të lidhen me zbrazjen e fundit të pozicioneve çeçene në pjesën veriore të Kievit”, tha ministria e mbrojtjes. “ Informacioni erdhi nga pala ruse. Kjo është ndoshta mënyra se si udhëheqja e FSB po përpiqet të dobësojë ndikimin e Kadyrov”, shton deklarata.

Në të njëjtën kohë, Shërbimi Informativ i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi sot se:“Rusët po dërgojnë një grup të ri terroristësh mercenarë, me qëllim eliminimin e udhëheqjes së vendit” .

Raporti thoshte se një grup i krijuar nga miku i ngushtë i Putinit dhe pronari i grupit të zgjedhur të Wagner-it, Yevgeny Prigogine, kishte filluar të mbërrinte në Ukrainë për të ekzekutuar Zelenskyn, kreun e administratës presidenciale, Andrei Germak dhe kryeministrin Dennis Smihal.