MENU
klinika

18 kandidatët në garë për të marrë drejtimin e 6 bashkive

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale

06.03.2022 - 08:58

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të ditës së sotme do të garojnë në 6 bashkitë e vendit 11 parti politike me 18 kandidatët e tyre. Në këto zgjedhje, të gjitha forcat politike duke nisur që nga dy partitë kryesore Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do të garojnë veçmas me përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane me kandidatët e tyre të përfshirë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.L2

Të gjitha partitë politike do të garojnë për të marrë drejtimin në 6 bashki të vendit, ku gara më e fortë pritet të jetë ajo e Durrësit, ku dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të garojnë me kandidatët e tyre respektivisht Ermirjana Sako dhe Luan Hoti.

Emirjana Sako, e cila është edhe kryetare në detyrë aktualisht as dorëheqjes së Valbona Sakos, përveç kandidatit të PD-së Luan Hoti do të ketë përballë edhe atë të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Ardian Muka.

Një tjetër bashki e rëndësishme është edhe ajo e Shkodrës, ku PD garon me Xhemal Bushatin dhe Partia Socialiste me Majlinda Angonin. Në këtë garë do të jetë edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia që vjen nga krahu i Berishës.

Pas këtyre dy bashkive më të rëndësishme vijnë edhe katër bashkitë e tjera si Dibra, Lushnja, Vora dhe Rrogozhina. Kandidatët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të ushtrojnë funksionin e tyre për vetëm një vit pasi në qershorin e 2023-it do të mbahen zgjedhjet e plota vendore.

Zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen ditën e sotme vijnë si rezultat i vakancës që u krijua për shkak të kandidimit të personave të dënuar dhe apo nga dorëheqjet siç ishte rasti i bashkisë së Durrësit. Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, opozita bojkotoi procesin zgjedhor dhe Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë.

KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE TË ZGJEDHJEVE TË SOTME:

Kandidatët e PS:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni

Bashkia Durrës, Ermirjana Sako

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Bashkia Vorë, Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa

WhatsApp Image 2022-03-05 at 23.05.25

Kandidatët e PD:

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë, Ymer Marku

Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Bashkia Lushnjë, Elton Bano