11.03.2022 - 14:07
Me grushtin ngritur lart dhe duke mbajtur 1 minutë heshtje për ushtarët e humbur në betejë, sportistët ukrainas në Fshatin Olimpik kanë protestuar për pushimin rus në vendin e tyre.
Ata mbanin një pankartë ku shkruhej “Paqe për të gjithë”, në ngjyrat verdhë e blu, ngjyrat e flamurit ukrainas. Në Kinë po zhvillohet Lojërat Paraolimpike dimërore “Pekin 2022”, Olimpiada për personat me aftësi të kufizuara, ku mungojnë Rusia e Bjellorusia, të përjashtuara.
Në këtë protestë ishin rreth 30 anëtarë të stafit olimpik ukrainas, pjesëmarrës në këtë Olimpiadë dimërore. Ukraina ka marrë dy medalje ari dhe po përfaqësohet mirë, edhe pse vendi është në luftë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
I nxorri nga dallgët e mëdha